Arbër Çepani dhe Erisa ishin çifti i cili përfunduar eksperiencën e tyre në “Dancing With The Stars” të premten e kaluar.
Pasditen e djeshme Arbri ishte i ftuar në “Pardon My French” ku foli më gjatë rreth këtij rrugëtimi.
Ish-konkurenti tregoi se personi me të cilin ka krijuar një shoqëri shumë të mirë është Sara Hoxha. Ai theksoi se e vlerëson për karakterin e saj, pozitvitetin dhe solaritetin që përcjell. Por jo vetëm kaq!
Arbri tregoi se Sarën e sheh edhe si një pretendente të fortë për të fituar pasi është një “balerinë” shumë e mirë.
“Ka disa emra shumë të mirë siç janë Elhaida apo Arditi, apo edhe Isli. Por Sara dua shumë që ta fitojë”, u shpreh ai.
Duke e krahasuar më pjesëmarrjen në “Big Brother”, Arbri u shpreh se në këtë rast ti e zgjedh vetë me kë do të rrish dhe kë do të evitosh dhe kjo të bën që të krijosh lehtësisht miqësi shumë të mira me njerëzit që të përshtaten.
Krahas Sarës ai tregoi se ka një raport të mirë edhe me Julkën.
“Ndryshe nga ‘Big’-u ku duhet të rrije 24 orë dhe atë që nuk e pëlqeje do konfrontoheshe, në ‘Dancing’ është si në jetën reale ku ti e eviton një person që nuk e pëlqen. Janë miqësi plus që i forcon aty ose edhe nuk i ke pasur fare, si rasti me Sarën ose me Julkën që e njoh dhe më pare”, përfundoi ai.