Kengetari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj, vazhdon te jete ne qender te vemendjes per pjesemarrjen e tij ne kompeticionin e ketij viti te “Festivalit te Kenges” ku nuk u nda aspak mire.
Per kete teme, Albani u pyet se fundmi nga ndjekesit ne nje pyetesor te krijuar nga vete kengetari ne Instagram.
Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë ndjekësja e ka ngacmuar duke e pyetur se cilin prej këngëtarëve do donte të shihte pjesë të Eurovision-it.
“Yll Limani 24/7”, është përgjigjur Albani duke i bërë tag Yllit.
Kujtojmë se pas eksperiencës së hidhur me kompeticionin e këtij viti Albani vendosi disa kushte, që duhet të plotësohen në mënyrë që ai të marrë pjesë sërish në festivalin e vitit të adhshëm.
“A do të marr pjesë prapë unë edhe në festival të dhjetorit? Nëse ndërrohet sistemi i përzgjedhjes, nëse nuk ka racizëm edhe komunistë në juri, absolutisht që po. Nëse vazhdon siç është nuk e mendoj”, tha Albani për “Mirage.”