Tashme u bene dite qe nga nisja e sezonit 3 te “Perputhen”. Thuajse te gjithe jemi njohur me konkurrentet aktual, si dhe kemi krijuar pelqimet dhe mos pelqimet personale.
Pavaresisht se disa prej konkurrenteve jane bere te famshem qe ne fillim te sezonit, ka dhe nga ata qe perpos se jane djem apo vajza shume te mira, si ne pamje apo karakter, perseri nuk kane arritur aty ku duhet.
Nje prej tyre eshte dhe djaloshi shtatlarte, Nik Sherri. Pamja e tij te le te kuptosh se eshte nje djalosh serioz, i qete dhe i respektueshem. Por pas gjithe ketyre te mirave, kemi zbuluar se konkurrenti ka kaluar nje histori mjaft te dhimbshme.
Dy vite me pare, ende i panjohur per publikun, Nik Sherri ishte i ftuar ne emision “Pop Culture”, me moderatore Dojna Mema.
Krahas biografise se tij, Niku tregoi nje histori vertete te trishtueshme te tijen.
“…Une ikja cdo dite ne fshat punoja, dhe ajo pak kohe qe me ngelte ne darke meresha me stervitje, palester ku ushtroja thuajse dy ore cdo nate.
Masanej nuk e prisja qe te ndodhte kjo…Une perpiqesha te ndihmoja familjen me cdo lloj pune, edhe nje nate e vendosa qe te zbrisja nga fshati, edhe pse ate nate duhet te qendroja me patjeter ne fshat, familja me thoshte qe mos zbrit sot qendro, pasi dhe shi po binte, data ishte 13 shkurt.
Per te dale nga fshati ku isha duhet te kaloja nje ure qe te dilja ne autostrade. Ne momentin qe e kaloj me vjen nje makine me shume shpejtesi nga mbrapa, me goditi, u perpoqa te vendosja duart mbrapa koke per te shpetuar jeten.
Dora mu thye 3 here, barkun e bera operacion, kembet njera mu thye tjetra mu keput. Kam qendruar ne mes te rruges per 40 minuta ne mes te shiut, edhe pse ambulanca ishte afer se di pse ka vonuar te vije”, u shpreh konkurrenti duke treguar historine e tij qe na preku jashte mase.
Pavaresisht kesaj historie te trishte qe ai perjetoi, nuk u dorezua kurre, nuk hoqi dore kurre nga stervitja si dhe objektivat e tij. Gjithashtu ai dha dhe nje mesazh mjaft motivues.
“Unë mendoj se duhet të ngrihemi në diçka tjetër, kështu ishte edhe aksidenti ku unë fatkeqësisht humba këmbën.
Nga ai aksident unë fillova më shumë stërvitjen sepse nëse mungon diçka ne ngrihemi në diçka tjetër, shembull në rastin tim të kem një trup të mirë fizikisht që të mos vihemi re shumë nga defektet që kemi”
“Dështimi më i madh në jetë është dorëzimi, nëse dorëzohesh ke marr fund. Gjithmonë duhet t’i bësh ballë çdo lloj situate. Çdo gjë ka zgjidhje mjafton të kesh vullnet dhe çdo gjë e kalon”
Mund te themi me plot bindje qe Nik Sherri eshte nje njeri mjaft i forte dhe njerez si ai duhen me shume ne kete jete. /Lokimagazine