Pavarësisht “ndarjes”, Dj Geek bën veprimin e papritur për Dafina Zeqirin

Dj Geek dhe Dafina Zeqiri thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes.

Burime të shumtë kanë konfirmuar se çifti nuk janë më bashkë, duke shtuar se faktori kryesor i ndarjes ishte se Dafina kërkoi të bëhej nënë, gjë për të cilën Dj Geek nuk ishte gati ende.

Mirëpo të ndarë apo jo, Geek ka habitur me veprimin e fundit për “ish” partneren e tij, Dafinën.

Duke qenë se sot këngëtarja feston ditëlindjen, një urim publikisht e mori dhe nga Geek.

Ai postoi një foto të Dafinës në InstaStory të cilën e shoqëroi me urimin për ditëlindje dhe një zemër.

“Gëzuar Ditëlindjen Mbretëreshë”, shkroi Geek duke etiketuar dhe këngëtaren.

Urimi i tij nuk shkoi dëm pasi Dafina jo vetëm që e ka parë por edhe e ripostoi në profilin e saj.

Të shpresojmë që dyshja do e gjejë gjuhën mes njëri-tjetrit, ti lënë pas problemet dhe ti shohim sa më shpejt bashkë.