Efi pas përplasjes me opinionistët gjatë spektaklit mbrëmjen e djeshme, ka kërkuar që të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip.
Mirëpo edhe më pas në një bisedë me Kiarën ajo është shprehur se ndihet shumë në ankth, por nuk e di si të sillej.
Pjesë nga biseda:
Kiara: E di që e ke stakuar trurin, por…
Efi: Po jo se s’ka shkatërroj veten unë! Jam bo gjys robi, kam ditë pa ngrënë, më vjen të vjellë, më ka kap ankthi…e për ça? Se si të dukem unë jashtë? Rri afër me të, “rrin afër se ai ka popullaritet”, i rri larg, s’rri dot se unë kam qejf të rri me ju, kupton? Janë 2 gjëra, ore thoja çfarë pozicionimi të marr unë? Është e lodhshme…
Kiara: Mua më erdhi keq që pajtimi ynë nuk u konsiderua si pajtim, por si shtirje…
Gjendja momentale e Efit në shtëpinë e “Big Brother VIP” vjen pas një sërë debatesh të forta me opinionistët, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari.
Madje Efi theksoi mbrëmjen e djeshme se me opinionistët ka patur debate edhe në prapaskena. Pikërisht këto fjalë të Efit janë përforcuar ditën e sotme, ku pak më parë mikesha e banores ka publikuar bisedat e saj me Zhaklinën.
Në këto mesazhe Efi shkruante se opinionistja i ishte afruar në fytyrë duke i ulëritur dhe i kishte thënë se është suportuese e dhunës.
“U zura me Zhakun keq. Ua më erdhi në fytyrë duke ulëritur. Do e kisha mbytur në dru”, ka shkruar Efi ndër të tjera.