Një mendim për debatet Efi-Kiara të ndodhura në “Big Brother VIP”, e ka dhënë së fundmi edhe Mikela Pupa.
Mikela postoi një video në rrjetet sociale, ku teksa i doli në mbrojtje Efit, nuk e kurseu një “thumb” për Kiarën.
“Nuk tregohet shoqëria me një story në Instagram. Shoqëria është këtu brenda, sesa ti e ndjen personin, sesa ti e do, sesa afër ti i ri kur vërtetë ka nevojë. Efi ndoshta vërtetë ka nevojë për mua por nuk ka nevojë për një story në Instagram timin. Ndoshta ka nevojë për mbështetjen time si mike, ta përqafoj, ti jap një këshillë, të më shprehet se çfarë i mban shpirti.. këtë ja bëj unë jo story në Instagram”, tha Mikela, referuar fjalëve të Kiarës, e cila u shpreh pas rihyrjes në BBV se Efi nuk e vlerëson miqësinë me të sepse nuk e ka suportuar në Instagram.
Kujtojmë se Mikela ishte pjesë e” Big Brother VIP” bashkë me Efin si një konkurrente e vetme, mirëpo pas një mundësie që i dha “Vëllai i madh”, vajzat zgjodhën që rrugëtimin e tyre ta vazhdojnë të ndara.
Efi dhe Mikela u bënë të njohura për publikun pas pjesëmarrjes në “Përputhen”, aty ku u krijua dhe miqësia e ngushtë e tyre.