Aktori i humorit, Florjan Binaj, ka “thumbuar” banoren e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes në postimin e tij të fundit.
Nisur nga debatet e ndodhura në reality show, duke përmendur rastin me Dea Mishel, të cilën e ka vendosur në shënjestër që pas rikthimit në BBV, me sarkazëm Binaj shkruan: “Ore, Efi mos e ka emrin gjatë Mllefi?”
Kujtojmë se Flori ka rrëfyer pak më parë edhe arsyen e vërtetë pse u largua nga emisioni i humorit, ” Portokalli”.
“Ajo do ekzistojë me mua deri në fund të jetës sime. Atij momenti do i kthehem sërish në një formë tjetër. Jo më te “Portokallia”. Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin. Më është dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për t’u larguar. Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte te hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vet”, tregoi aktori.