Prej kohesh ne rrjet eshte perfolur per nje lidhje te mundshme mes ish-konkurrentit te “Perputhen”, Mevlan Shaba dhe kengetares Albulena Ukaj.
Mirepo, jo me pare se dje, u konfirmua romanca e tyre. Ka qene Mevlani i cili publikoi nje foto ne rrjetet sociale ku shihej krah kengetares.
Jo vetem kaq por dyshja beri dhe intervisten e pare sebashku ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.
Mevlani zbuloi se kontakti i pare me Albulenen ka qene pasi postoi ne InstaStory kengen e saj te re, e me pas filluan te shkembenin mesazhe, derisa Mevlani e ftoi per nje bashkepunim.
“Pas disa ditë komunikimi, s’kemi pas asnjë lloj shkëndije, vetëm çështje pune kemi diskutuar”, tha ajo, ndërsa zbuloi se ishte Mevlani i pari që shprehu ndjenjat.
“Te Mevlani më pëlqen çdo gjë, karakteri i tij si njeri , shpirtbardhësia e tij dhe shumë gjëra të tjera që kompletojnë një mashkull ashtu siç un e pëlqej”, shtoi ajo.
Persa i perket romances qe dyshja po perjeton, ka folur se fundmi nje tjeter ish konkurrente e “Perputhen”. Behet fjale per Efi Dhedhes, me te cilen Mevlani pati edhe disa flirte.
Teksa ishte e ftuar se fundmi ne “Top Arena”, Efi u pyet se cfare mendimi ka per Mevlanin pas konfirmimit te lidhjes me Albulenen.
“Po e uroj publikisht, shyqyr Mevlan gjete nuse”, tha ajo kur e pyeti Ed Manushi.