Ish banori i “Big Brother VIP”, Amos Zaharia, në një intervistë për “Revista Class”, foli për Dea Mishel, Luiz Ejllin me të cilin pati mjaft debate të forta përgjatë rrugëtimit në reality show, por jo vetëm.
Aktori si fillim u ndal te Dea Mishel, ku tregoi se pas mbarimit të “Big Brother” u takuan por pa mundur të diskutonin shumë.
“U takuam patjetër, por nuk është se patëm mundësi të flisnim shumë. Ajo sapo ka dalë dhe unë e di si është kur sapo del nga aty. Do pak kohën e veten për ta marrë veten.”- tha ai.
Më pas, Zaharia foli dhe për periudhën e errët që përjetoi pas daljes nga BBV.
“Ishte e tmerrshme(dalja ime). Por tani jam shumë mirë. Ishte pak e vështirë se kalova nga një traumë në realitet. Nuk e prisja kurrë që do kishte këtë impakt dhe vëmendje…disa gjëra për shembull që për mua kanë qenë shaka e momentit. Megjithatë ja ku jemi, çdo gjë ka kaluar.”
Ndërsa sa i përket Luiz Ejllit, Amos tha:
“Patjetër që u takuam sepse në fund të ditës unë nuk i kam bërë asgjë, dhe as ai nuk më ka bërë gjë mua. U përqafuam, u uruam. Më tha ‘Mos u mërzit’, i thashë ‘Nuk mërzitem, më bëhet qejfi për ty’.”
I pyetur për projektet që po merret aktualisht, aktori tha:
“Momentalisht po xhiroj me Bjordi Mezinin serialin H.O.T. Kam një shfaqje teatrale të Molierit dhe po punojmë për gëra të tjera të bukura në teatër.”-tha ai.