Dalina Buzi tregoi më shumë rreth konfliktit që kishte patur dikur me Alketa Vejsiun.
E ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje “Në Kurthin e Piter Pan”, ajo dha edhe një mesazh të fortë.
“Unë dhe Alketa kemi patur një incident bashkë dhe patëm përplasje në telefon. Ka qenë një moment kur u duk sikur u fik gjithçka. Ne kemi punuar bashkë, unë kam qenë skenariste, ndërkohë që periudha që ne patëm një përplasje ishte kur ne po zbulonim veten.
Alketa më ka marrë në telefon dhe kuptova që keqkuptimet shkatërrojnë botën. Ajo që bëri Alketa që e vlerësova shumë është fakti që më mori në telefon dhe kur unë ia mbylla, gjeti një numër tjetër dhe më telefonoi sërish dhe tha: “A mund të flasim? Besoj që kjo është pyetja më e vështirë, së cilës duhet t’i dorëzohesh. E që atëherë, u rregulluan gjërat mes nesh”, tregoi Buzi.