Vendimi per rikthimin e konkurentit me te ri te Perputhen, Dorit, do te jete ne dore te publikut, ku mund te votohet nepermjet votave.
Dori nuk eshte nje figure e panjohur, pasi nje buje e madhe u krijua per shkak te sherrit fizik mes tij dhe Eri Ages, sherr qe solli pezullimin e te dyve nga emisioni.
Por, mesa duket rikthimi i Dorit ne program, solli edhe nje reagim nga ana e Erit, i cili nuk i ka kursyer disa postime per te, duke i dedikuar keshtu edhe dy fjale emisionit.
Me ane te nje video, Eri shprehet: “Paskan futur prape ate k*rven e vogel ne Perputhen?! Ai qe merrte ne telefon thoshte “me fal, te lutem, nuk jam me pjese e emisionit vetem me ler”. Do te vije dita edhe ty! Vete ja bere vetes!”
Kjo video u postua nga Eri ne InstaStory, por pas pak minutash iu fshi nga Instagrami, dhe kete e tregoi vete Eri me ane te nje tjeter videoje, ku duket se videos i eshte bere report.
Por, perpos kesaj, ai i drejton edhe dy fjale emisionit pas ritransmetimit te sherrit, pasi sipas tij e kane rishfaqur perseri vetem per audience.
Gjithashtu, Eri poston edhe nje pjese nga intervista e Sindit, ku kjo e fundit shprehet per te me fjalet: “Eri ka qene nje nga djemte qe nuk ka bere kurre kompromis me produksionin, dhe nder te vetmit nga cunat”.
/lokimagazine.com