Akuzat për tradhëti ndaj Adam Levine vazhdojnë e shtohet. Tani është një modele fitness-i e cila ka rrëfyer se ka marrë mesazhe flirtuese nga këngëtari i “Maroon 5”, vajza e 5-të që zbulon bisedat jo të përshtatshme me të.
Ashley Russell, një modele Instagram-i me vetëm 4 mijë ndjekës dhe që ka një faqe fitness-i, tha se në fillim të këtij viti, Levine i shikonte story-t, i pëlqente postimet dhe madje i dërgonte asaj edhe mesazhe ngacmuese.
Duke folur për DailyMail 21-vjeçarja rrëfeu se ai i shkruante çdo natë rreth orës 10 dhe i jepte “lilve” vetëm postimeve me të pasmet ose me këmbët, ndërsa i shkruante në lidhje me gjërsa që kishin të bënin me ditën e këmbëve apo të pasmeve në palestër.
Përvec këtyre ajo tha se i kishte bërë përshtypje që ai e kishte pyetur nëse ishte ende në universitet, ndërsa vazhdonte i shkruante sa herë hidhte foto të trupit. Russell u shpreh se mendonte që ishte “e çuditshme” që Adam fliste me të, por ajo donte të vazhdonte bisedën e tyre për të parë se sa larg mund ta çonte.
“Ai tha se më gjeti nga faqja e tij “Discover” në Instagram sepse është fans i madh i fitness dhe unë kam një llogari fitness-i. E dija që ishte e çuditshme, kështu që doja ta vazhdoja për të parë deri ku do të shkonte. Kur i thashë se do të kapej duke i cuar DM vajzave si unë, ai më ndaloi së dërguari mesazhe”, -tregoi modelja.
Pavarësisht se nuk fliste më me të, këngëtari vazhdonte të shikonte story-t e saj, teksa Russell e komentoi kështu sjelljen e tij:
“Unë mendoj se ky është kuptimi i vërtetë i mungesës së respektit ndaj një gruaje. Më bën shumë të trishtuar fakti që ai është i martuar dhe e bën këtë gjë të papjekur.”
Bëni mirë t’i shihni një herë kërkesat për mesazhe në Instagram se ndoshta shihni Adam Levine aty.