Marrëdhënia mes Arjola Demirit dhe Atdhe Xharavinës është diskutuar shpesh në media.
Madje, të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve ku shpreheshin se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.
Për këtë është dashur reagimi i Atdheut i cili është shprehur se gezon respekt të plotë ndaj Arjolës dhe se e ka mikeshë shumë të mirë pasi ka qenë ndër të paktët persona që e ka ndihmuar kur ka ardhur në Shqipëri.
Mirëpo, së fundmi po përflitej se ka një krisje mes tyre.
Teksa asgjë nuk dihej se çfarë po ndodh me raportin e tyre, një reagim ka ardhur në instastory nga Atdheu pikërisht për Arjolën.
Duke ditur se sot aktorja feston ditëlindjen, ish-konkurrenti i “Përputhen” nuk ka nguruar t’a urojë publikisht.
“Gëzuar ditëlindjen Diva”, shoqëruar me një emoji kurore.
Me këtë veprim, Atdheu konfirmoi se mes tij dhe Arjolës nuk ka hatërmbetje, të paktën jo më!