Artistja e njohur shqiptare Rita Ora ka folur për herë të parë publikisht për martesën e saj me regjizorin e njohur Taiki Waititi.
Në fakt teknikisht ajo ka folur gjatë kohës së saj në Shqipëri për herë të parë për dasmën e saj, megjithatë tani në podcast-in e Jaime Winston, këngëtarja tha se është shumë e dashuruar me partnerin.
Po ashtu ajo pranoi se po planifikon një tjetër dasëm, më të madhe, pas ceremonisë intime vetëm me miqtë e familjarët që bënë në verë, ndërkohë që fymëzimin për të gjetur dashurinë e saj ajo e ka marrë nga historia 30-vjecare e prindërve të saj.
“Jam e dashuruar. Unë jam shumë e dashuruar! Unë e dua dashurinë. Unë gjithmonë jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën dhe kjo është ajo që jam rritur duke dashur. Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria në plan të parë dhe gjetja e një partneri dhe gjithçka që ka të bëj me të, kështu që jam shumë e lumtur që e gjeta. Unë e bëra atë zgjedhje. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika-n. Ai është shumë argëtues dhe i dashur dhe i bukur”- tha Rita, e cila vërtetë duket më e lumtur se kurrë.
Artistja e famshme dhe regjizori i “Thor: Love and Thunder” u martuan në muajin gusht në Londër, edhe pse data e saktë ende nuk dihet, ndërkohë që mendohet se ajo ka ndryshuar edhe mbiemrin e saj zyrtarisht në Waititi-Ora.
Ata nisin të dilnin bashkë në maj të 2021, për ta konfirmuar lidhjen zyrtarisht në gusht të atij viti, ndërsa tani janë lumturisht të martuar dhe presim edhe dasmën madhështore.