Sabiani ka kërkuar këtë të mërkurë që vajza e tij të dalë nga emisioni. Edhe më herët ai është shprehur kundër lojës që Keisi po bën në “Big Brother”, veçanërisht lidhja me Kristin.
Nisur nga ngjarjet e fundit dhe përjashtimi i Ermionës paraditen e sotme, Sabiani ka kërkuar që edhe vajza e tij të dalë nga ai emision.
“Ermiona merre dhe gocen time me vete kur te dalesh”, shkruan Sabiani mbi një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.
https://www.instagram.com/reel/CpP4Bilqq0U/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a024aae4-5cc2-4005-8249-1fe045fa75b1
Edhe banorë të tjerë janë përjashtuar apo kanë lënë në mes lojën, duke futur në udhëkryq “Big Brother VIP”.
Këto largime dhe vendimet e produksionit në disa raste janë kritikuar nga ndjekësit në rrjetet sociale. Madje, në një rast është protestuar dhe pranë ambienteve të shtëpisë së “Big Brother”.
