Pasi u shpall fitues i BBV, Ilir Shaqiri pjesë e reality show-t më të ndjekur italian

Balerini Ilir Shaqiri u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP” duke fituar çmimin e madh prej €100.000.

Mirëpo, edhe pas kësaj fitore Iliri ka vendosur të provojë sërish veten, këtë herë në një program të njohur italian.

Teksa ka qenë i ftuar në një intervistë për “Më prit në fundjavë”, Iliri ka treguar se është në mbyllje të kontratave për pjesmarrjen në “Isola de famosi”.

Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, tha Iliri.

Epo, e presim sërish me fitore!