Nëse menduat se puthja dhe përqafimi mes Kiarës dhe Luizit do ishte kulmi i romanticiteti për sonte, epo e keni gabim sepse ka edhe më.
Këngëtari dhe moderatorja janë shfaqur krah njëri-tjetrit këtë mbrëmje dhe i pari që është emocionuar aq shumë nga lumturia e pajtimit ka qenë vetë Luizi, i cili është përlotur teksa në sfond luhej kënga e Coldplay- Fix You.
Një moment perfekt duhet thënë, sa që edhe Ejlli nuk e ka fshehur dot sa i lumtur ka qenë.
Më pas me këngën e Aerosmith- I don’t wanna miss a thing, ka qenë edhe radha e Kiarës për të qarë, duke siguruar partnerin por edhe ne që nuk e ka nga mërzia.
Lotët kanë vazhduar edhe më, sidomos kur Luizi ka vendosur të këndojë mbi këngën Metallica-Nothing Else Matters, me Kiarën që sërish është shfaqur e emocionuar.