Ditën e djeshme, nëpërmjet një postimi në Instagram, Fifi zbuloi lajmin e bukur se ishte bërë nënë për herë të parë, teksa artistja dhe partneri i saj, Adis Patushi, u bënë prindër të një djali, për të cilin zgjodhën emrin Theo Mai.
Këngëtarja ndodhet në SHBA, atje ku ka sjellë në jetë të birin e ndërsa po përjeton me gjasë ditët më të lumtura të jetës së saj, këtë lumturi duket se Fifi ka zgjedhur ta ndajë edhe me publikun, sigurisht në mënyrë më të mirë që ajo di, nëpërmjet këngës. Sot, pas një postimi në InstaStory ajo ka zbuluar surprizën që ka pregatitur për të gjithë fansat, një projekt të ri që publikohet nesër e që mban emrin “9”.
Në posterin e publikuar, shfaqet Fifi me partnerin e saj, duke shkëmbyer një puthje, e me siguri kënga e re do të flasë për dashurinë e tyre, ose ndoshta edhe për faktin që janë bërë prindër, mbase edhe një dedikim për vogëlushin e sapolindur.
Sido që të jetë, nuk kemi dyshime që do të jetë një këngë që do të emocionojë dhe e mbushur me plot dashuri, kështu që s’na mbetet gjë tjetër vecse të presim publikimin e saj.