Pasi u aludua se Fero ushtroi dhunë ndaj Arbenitës, vazhdojnë live momentet e pazakonta të çiftit ‘’A të thashë mos fol palidhje” (VIDEO)

Çifti i njohur Fero dhe Arbenita po tregohen mjaft aktiv në TikTok së fundmi e shpesh zhvillojnë duele me njëri tjetrin.

Nga dita e djeshme po qarkullon një video ku shihet se Fero gjuan me një send në drejtim të Arbenitës pasi kjo e fundit nxorri padashje nënën e tij në video live.

Ndërsa ditën e sotme një tjetër video me një moment të pakëndshëm mes çiftit po qarkullon në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një moment nervozizmi të modeles pasi Fero përmendi “shokët e burgut” në video live.

Nuk ke bre ti shokë të burgut. Mos fol palidhje. A të thashë mos fol palidhje”, dëgjohet Arbenita t’i thotë reperit.

Ndërsa Fero ia kthen duke i thënë të ketë kujdes se si flet me të pasi t’i bëjë “bllok”.