Kanë kaluar pak javë që kur Azet bëri “lëmsh” rrjetin duke deklaruar se është në lidhje me Dua Lipën.
“Jam i zënë”, shkroi ai krahas një foto me këngëtaren shoqëruar me një zemër të kuqe dhe emojin e një kyçi të mbyllur i cili përdoret për çifte.
Por Azet nuk u ndal me kaq, “shakanë” ai e ka vazhduar edhe sot, tani duke deklaruar ndarjen.
Ai ka publikuar në Instagram disa foto të tij duke shkruar: Jam sërish single!
Për më tepër reperi i ka bërë tag dhe Duas. Kjo sigurisht duket si një lojë nga ana e tij.