Pasi të shihni këtë foto, me siguri nuk do ta dalloni nëse është Bora apo Efi!

Bora Zemani dhe Efi Dhedhes janë përfolur prej kohësh për ngjashmërinë që kanë me njëra-tjetrën.

Nga momenti që Efi u prezantua si konkurrente e emisionit të dashurisë, “Përputhen”, vitin e kaluar, në rrjet filluan menjëherë krahasimet me Borën.

Mirëpo nëse më parë mund t’a dallonit pak më thjeshtë ndryshimin mes dy gocave, pasi të shihni foton e mëposhtme, me siguri nuk do ta kuptoni nëse është Bora apo Efi.

Ka qenë Efi ajo që pak më parë publikoi këtë foto në Instagram, ku shihet me kapele, syze dhe flokët e zeza.

Lidhur me ngjashmërinë që ka me Borën, reagoi dhe vetë Efi kohë më parë. Ajo u shpreh se është një kënaqësi për të që e krahasojnë me moderatoren.