Rita Ora ka folur për herë të parë për lidhjen me Taika Waititi, regjisorin nga Zelanda e Re. Dyshja kanë postuar fotografi nëpër rrjete sociale duke konfirmuar se janë bashkë ndërkohë që së fundmi ata morën pjesë në eventin e modës, Met Gala.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka dhënë një intervistë për “Vogue Australia”, ku dhe u pyet përr regjisorin, me të cilin u lidh për herë të parë kur jetonte në Sidnei. “Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që mund të them për këtë.”
Përflitet se këngëtarja dhe kineasti kanë qenë së bashku që nga Marsi megjithëse ata bënë debutimin e tyre publik në tapetin e kuq në premierën e e “The Suicide Squad” në gusht. Madje thuhet se gjërat mes tyre janë bërë serioze aq sa po mendojnë dhe martesën.