Pasi mashtroi se ndodhet në Greqi me pamje nga Shqipëria, Loredana mundohet të rregullojë gabimin

Loredana ishte kryetemë e medias ditën e sotme.

Kjo pasi u pa se këngëtarja pozonte nga bregdeti shqiptar por vendoste lokacionin e ishullit grek Mykonos.

Së pari ishin ndjekësit që i reaguan e më pas edhe Enca Haxhia, e cila përmes disa fotografive të realizuara në Pogradec kishte vendosur lokacionin Brazil.

“Liqeni Mykonos se gabova” shkruante Enca në tjetër foto duke u tallur publikisht me Loredanën.

E kjo e fundit pas gjithë kritikave nga fansat shqiptarë duket se është munduar të rregullojë gabimin

Në një video ku shihet teksa largohet nga Palasa Beach e Dhërmiut ajo ka shkruar me të mëdha “Albania ❤️”, duke theksuar se ndodhet ne Shqiperi.