Emisioni “Big Brother VIP”, nuk theu vetem rekorde shikueshmerie por krijoi edhe disa cifte, nje prej tyre eshte Einxhel dhe Dagz, dyshe e cila vazhdon te jete ne qender te vemendjes.
Cifti prej muajsh gezon lidhjen e lumtur ku shpesh shprehin dashurine e tyre edhe me ndjekesit ne rrjetet sociale.
Prej kohesh po diskutohej se Einxheli ishte ne pritje te embel, konfirmim i cili ka ardhur nga vete moderatorja diten e djeshme, ku nepermjet nje postimi ne instagram ka shkruar fjalet me te embla per bebushin e saj.
“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…”, ka shkruar Einxhel.
Mes shume reagimeve, pas lajmit të ëmbël erdhi dhe ai i Arbana Osmanit e cila e ka uruar çiftin në Instastory.
“Shumë e lumtur për ju”, ka shkruar Arbana krah videos të postuar nga Einxhel.
Po akoma dhe më i bukur është falenderimi që Einxhel i ka bërë moderatores.
“Faleminderit që ngule këmbë të thoja PO sepse do më ndryshonte jeta… dhe kishe të drejtë!!”, ka shkruar Einxhel.