Pas debatit të fortë që ndodhi në studio mes Sindit dhe Muratit lidhur me raportin me tyre, Ola nuk humbet asnjë rast për tu hedhur në sulm. Si një nga pëlqimet e saj deri më tani, Murati është kthyer në synimin e saj primar.
Sapo dalin nga studio Murati ndjehet i mërzitur nga situata e krijuar dhe Ola afrohet për ta ngushëlluar. Ndërkohë Murati i thotë se nuk kishte për qëllim prishjen e marrëdhënies mes tyre, por nuk është e nevojshme të dalim kot me njëri-tjetrin. Murati, teksa i përgjigjet pyetjes së Olës, e konfirmon faktin se ai ndihet shumë në rregull me veten e tij me
veprimet që po bën. Ndërsa përqafohen, Murati i shpreh se fakti që ndihet më tepër i acaruar është se Sindi po mundohet të thotë gjëra që nuk janë, pra që ai po bën një lojë.