Pasi i vodhën sende me vlerë 200 mijë paund, Rita Ora instalon “dhomën e panikut” në shtëpi

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka vendosur të bëjë disa rinovime në shtëpinë e saj në Londër. Sipas mediave të huaja, 30-vjeçarja do të përfshijë edhe një dhomë paniku.

Artistja me origjinë shqiptare ka menduar ta kthejë shtëpinë e saj në një vend më të sigurt, pasi për shkak të suksesit, famës, pasurisë dhe ekspozimit ndaj publikut dhe medias, ajo është më e rrezikuar ndaj qëllimeve të errëta, shkruan “The Mirror”.

Bëhet një fjalë për një dhomë sigurie. Në raste sulmi, vjedhje apo ndonjë dukuri natyrore e mundshme, kjo do të jetë streha e sigurt për këngëtaren. Dera e dhomës është shumë e fortë dhe dhoma ka një mbulim të mirë të valëve telefonike.

Rita OrA synon të shtojë në dhomën e saj të gjumit edhe një oxhak, një qilar dhe një dhomë të madhe zhveshjeje.

Ky vendim mund të vijë si pasojë e eksperiencës së keqe që Rita Ora ka kaluar në vitin 2016, në kohën kur i vodhën sende me vlerë 200,000 paund, ndërsa ajo flinte në katin e sipërm.