Së fundmi në rrjet po qarkullon lajmi se Arjan Konomi ka ndarë rrugët me programin e njohur, “Përputhen” në të cilin ishte opinionist prej tre vitesh.
Shkak i aludimeve është bërë mungesa e tij në program prej disa javësh. Madje, ditën e djeshme Arjani postoi një video në InstaStory ku shihej teksa i drejtohej Suedisë për pushime.
Mirëpo si për mos të mjaftuar kjo, gjatë ditës së sotme “një tjetër skenar” ka dalë në pah.
Një pjesë e madhe e komentuesve dhe mediave të ndryshme shprehen se largimi i Konomit nga “Përputhen” lidhet me komentet e tij negative për dy opinionistët e “Big Brother VIP”, Zhaklinës dhe Arbër Hajdarit.
Në një nga postimet e fundit të faqes zyrtare të reality show-t, ndjekës të shumtë i kanë kërkuar “llogari” televizionit se pse Arjani nuk është më pjesë e “Përputhen”, fill pas fjalëve për Arbrin dhe Zhaklinën.
“Mir ja beri Arjani qe i shau ata dy palacot qe vet opinionista sjane, debatojne si me qen ne kafene, dy lidhje me opinionin si kane… Riktheni Arjanin ne Perputhen”, shkroi një ndjekës, pasuar nga komente të shumtë në lidhje me këtë ngjarje.
/Lokimagazine.com