Pak muaj më parë aktorja e humorit Delinda Disha ndau me ndjekësit e saj lajmin e trishtë të humbjes së dy binjakëve që priste t’i sillte në jetë.
Periudha pas kësaj ngjarje nuk ka qenë aspak e lehtë për aktoren, mirëpo, forca e saj ishte për t’u admiruar.
“Jeta vazhdon, do ja dal”, u shpreh Delinda asokohe dhe ja doli me të vërtetë.
Pak minuta më parë ajo ka bërë me dije se është sërish në pritje të ëmbël.
Me anë të një postimi në Instagram, aktorja ka ndarë një foto me bashkëshortin dhe djalin e saj i cili mban në dorë ekon e bebit të ardhshëm.
“Me dashuri si vetë Roma“- ka shkruar Delinda, ndërsa nuk kanë munguar urimet e shumta në komente.
Ne i urojmë të kalojë një shtatëzanisë sa më të mbarë!