Pak dite me pare,Delinda Disha, aktore e emisionit te famshem humoristik ne shqiperi, ka qene e ftuar ne “Edicioni Veror” ne “Abc” ku perpos shume pyetjeve qe u eshte pergjigjur, ka rrefyer edhe disa detaje nga jeta e saj.
Aktorja u intervistua nga gazetarja Irini Meçe. Disha foli dhe per imitimin e moderatores Arbana Osmani, ku theksoi se deri me tani ajo nuk ka marre reagime as nga moderatorja dhe as nga miqte e saj.
“Nuk kam marrë asnjë reagim, besoj se e ka pritur mirë”, u shpreh ajo.
Po ashtu, Delinda tregoi se është e hapur për çfarëdolloj imitimi dhe se nuk ka asnjë problem për t’u përshtatur me personazhet, gjë të cilën e kemi parë herë pas here.
“Ne kemi mundësi që gjatë gjithë kohës të diskutojmë së bashku dhe të ndajmë mendime të ndryshme me njëri-tjetrin. Jemi mbështetje në çdo kohë. Në marrëdhënie komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe në të dy jemi shumë të hapur me njëri-tjetrin”, tha aktorja
Ndërkohë bashkëshorti i saj zbuloi planet e tyre të ardhshme për një fëmijë të dytë.
“Duam të bëjmë një fëmijë të dytë, por duam që gjërat të vijmë natyrshëm”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Delinda rrëfeu publikisht dëshirën e saj që familjes t’i bashkohet një vajzë.
“Ne e duam familjen e madhe. Unë vetë vij nga një familje e madhe dhe do Zoti, në fëmijën e dytë na bekon me një vajzë”, shprehet ajo