Besojme se per nje pjese te konsiderueshme te publikut eshte bere i ditur fakti se miqesia e forte e krijuar ne Perputhen midis Andit dhe Atdheut ka marre fund.
Kjo u vu re prej disa postimeve te Atdheut ne rrjetet sociale, ku u shpreh i zhgenjyer se personat te cilet i quante vellezer ia kishin punuar pas shpine, por gjithashtu dy djemte nuk ndiqen me as ne Instagram me njeri tjetrin.
Ajo cka duket se po ndodh tani, eshte qe Atdheu po krijon nje “aleance” me Jasminen. Diten te cilen Atdheu na vuri ne dijeni per zenken, postoi gjithashtu nje foto te vjeter me Jasminen pas kaq kohesh.
Ndersa mbremjen e djeshme, Jasmina hapi nje video Live ne Instagram ku po i shkruante edhe Atdheu. Teksa pa komentin e Atdheut, Jasmina iu drejtua duke i thene se duhet te futet ne privat te flasin pasi po “zihet grosha”.
Pak minuta me vone, ajo u shpreh se nuk po e mbante vendi pasi duhet te ikte te fliste ne privat.
Ne pamje duken karaktere hakmarrese, por a do te bejne dicka Atdheu dhe Jasmina per tu “hakmarre” ndaj Andit?