Pas videos virale të Kendall Jenner me kastravecin është rradha e Kiarës me pataten

Pak kohë më parë një video e supermodeles së famshme, Kendall Jenner, u bë virale në rrjet për shkak të mënyrës së çuditshme se si priste një kastravec.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën e sotme me Kiara Titon.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet se si Kiara qëron në qetësinë e saj një patate, por njerëzit në internet e kanë shpërndarë videon e saj duke e bërë ’hit’ të momentit për mënyrën se si ajo e qëron.

Kujtojmë se pas rikthimit të saj Kiara është kthyer në qendër të vëmendjes dhe po komentohet për ndryshimin në sjelljen dhe lojën e saj.

Çdo veprim i moderatores shihet tashmë me lupë e mesa duket edhe mënyra se si ajo bën veprime të vogla ka vend për t’u komentuar nga ndjekësit.