Para pak ditësh, Megi Pojani u kritikua ashpër nga publiku pas një videoje të publikuar, tashmë virale, në të cilën ajo shihej teksa qeshte dhe kërcente sipër varrit të stërgjyshes.
Moderatorja kërkoi ndjesë publike për atë që u përcoll tek përdoruesit e rrjeteve sociale duke shpjeguar se videoja kishte disa vite që ishte bërë.
Mirëpo, familjarët e saj, konkretisht tezja e motrave Pojani nuk është e të njëjtit mendim.
Ato kanë publikuar së fundmi në rrjete sociale një bisedë në “WhatsApp” me tezen e tyre, ku kjo e fundit e kritikon Megin jo për veprimin e pahijshëm, por pse kërkoi ndjesë publike.
“Kujt i vajte tek varri??? Kush bir k*rve ka tw drejte morale te flase ty se cfare komunikon me stergjyshen tende”, thuhet ndër të tjera në diskutimin mes tyre.
Më pas motrat Pojani kanë publikuar dhe një mesazh të gjatë që u ka dërguar sërish tezja e tyre.
“Megi, bir i tezes, me vjen keq qe kerkon falje per nje komunkim me Anene tek njerez qe as nuk e kane idene sekush ishte ajo. Se pari, ju falenderoj ty dhe motrat, dhe mamin tuaj, qe ia lani varrin Anese, nenes dhe gjyshit, pasi une jam larg. Ju dua shume. Së dyti, dua te te percjell fjalet qe ka thene gjyshja ime, Aneja e dashur: i bej lutje Zotit, qe ta pres djalin te me dale nga burgu dhe t dile e ne dhe, e mos me qani, por vishuni me te kuqe, e me daulle me percillni. Anese ia degjoi lutjen Zoti i madh, dhe ajo e priti babin qe doli nga burgu i komunizmit, jetoi tre vite me djalin, dhe nderroi jete ne krahet e tij. Vdekja me e bukur per nje nene. Arieja iku e lumtur, komunizmi nuk ia vrau dot djalin, dhe Zoti nuk ia hoqi shpresen asaj dhe cdo nene. Te kendosh e te kercesh tek varri i anese edhe per mua, qe Lavdi Zoti komunizmi nuk na mposhti dhe ne jemi pasuesit e saj, gjaku i saj, shpirti i saj. Bir i tezes, mos i kerko falje asnje njeriu, por ndezi nje qiri anese dhe i thuaj me fal qe kerkova falje tek njerez te panjohur, ndersa ndoqa amanetin tend”.