Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Pas tërheqjes për problemet mendore, Simone Biles rikthehet në finalen e Lojërave Olimpike

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Simone Biles do të konkurrojë në finalen e traut të ekuilibrit të martën, gara e fundit në gjimnastikën për femra në Olimpiket e Tokios, konfirmuan zyrtarët të hënën.

“Jemi shumë të ngazëllyer të konfirmojmë që nesër do të shihni dy atlete amerikane në finalen e traut të ekuilibrit – Suni Lee dhe Simone Biles !! Mezi presim t’ju shohim të dyjave!” tha në një deklaratë Ferderata Amerikane e Gjimnastikës.

Do të jetë hera e parë që amerikania do të konkurrojë në Tokio që pas tërheqjes nga faza finale e garave në ekip të martën e kaluar, duke përmendur si shkak shëndetin e saj mendor.

24-vjeçarja Biles fitoi katër medalje të arta në Lojërat e Rios në vitin 2016.

Biles është kampione në fuqi e botës në traun e ekuilibrit dhe mori një medalje bronzi në këtë garë në Rio.

Ajo ka pësuar një krizë besimi në Tokio. Biles u shpreh se ndihej e çorientuar gjatë sekuencave të rrotullimeve në ajër që janë sfiduese ndaj gravitetit.

“Është sinqerisht e tmerrshme të përpiqesh të bësh një lëvizje, por të mos kesh mendjen dhe trupin të sinkronizuar,” shpjegoi Biles në një postim në Instagram, në të cilën ajo iu përgjigj pyetjeve të admiruesve të saj dhe ndau video nga stërvitja.

Ndërsa disa teknika të vështira akrobatike duhet të kryhen në traun e ekuilibrit, manovrat e shpejta të rrotullimit dhe kthesave në ajër janë të kufizuara, duke i dhënë kështu Biles mundësinë për të konkuruar për një tjetër medalje.

Pavarësisht se nuk ka konkurruar, Biles ka qenë e pranishme në Qendrën e Gjimnastikës gjatë javës së kaluar për të mbështetur koleget e ekipit amerikan. Biles brohoriti për Sunisa Lee, e cila mori medaljen e artë në garat individuale, dhe Mykayla Skinner, e cila e zëvendësoi atë në finalen e kërcimit të kaluçit të dielën duke fituar medaljen e argjendtë.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Dafina Zeqiri zbulon kuptimin e emrit të djalit të saj, Daskan

Besi nis një lidhje të re pas divorcit me Xhensilën, partnerja e re është…

Mbytja e dy fëmijëve, banori rëfen detaje tronditëse: Njërin nga fëmijët e kishte polici në krahë, ia mora dhe i bëra frymëmarrje artificiale

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.