Kiara dhe Jori brenda shtëpisë vip janë parë si rivale e kjo për shkak të disa gjesteve të xhelozisë që moderatorja ka bërë lidhur me afrimitetin e Luizit me modelen.
Madje Kiara i ka kërkuar Luizit të mos e bëj të ndihej keq e shpesh kanë patur ‘përplasje’ për këtë afrimitet.
Mirëpo, pas daljes së Jorit moderatorja ka hedhur poshtë të gjitha aludimet e rrjetit.
Në postimin e fundit të modeles, Kiara ka komentuar duke i dërguar një zemër.
Gjërat brenda shtëpisë janë dukur ndryshe dhe duket se vajzat jashtë do mbeten mikesha të mira.