Diten e djeshme, ne rrjetet sociale qarkulloi nje video skandaloze nga nje emision kosovar i quajtur “It’s my Home”, ku shihej nje prej konkurrenteve duke ushtruar dhune ndaj nje femre.
Ajo ka qenë duke debatuar kur më pas është goditur me shapkë nga një banor i shtëpisë.
Pas kesaj, reagime te shumta erdhen nga publiku ku shprehnin neverine dhe nivelin e ulet qe po shfaqet brenda asaj shtepie. Madje, u kerkua dhe nderhyrja e menjehershme e Policise.
Nuk ka vonuar dhe reagimi i Policise teksa ka shkuar në selinë e televizionit “First Channel.
Zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Indeksonline se janë duke u marrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorinë.
“Jemi në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore , për detaje do tju njoftojmë me kohë”, njofton Ahmeti duke mos dhënë më shumë detaje për rastin në fjalë.
Por, si agravoi situata deri ne dhune?
Vajza në fjalë ka ofenduar dhe sharë nga familja një banor dhe ky i fundit, nga gjaknxehtësia e ka goditur vajzën me shapkë. E reja shihet duke qarë por askush nuk e ndihmoi. Teksa u sulmua, banorja dëgjohet duke thënë: “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.
Ndërkohë që një banore dëgjohet teksa i thotë dhunuesit “bravo, mirë ia bëre”. Mirëpo, të shumtë kanë qenë komentuesit që kanë reaguar në rrjet. Shumë shkruanin se duhet të ndërhyjë në mënyrë kategorike Policia e Kosovës pasi një vajzë u dhunua në një show televiziv.