Gjendja shëndetësore e modeles dhe aktores Cara Delevingne i ka shqetësuar të gjithë të afërmit dhe fansat e saj, pasi u pa të bënte lëvizje të pakontrolluara pak javë më parë.
Gjatë gjithë kësaj kohe ajo është nuk është parë në publik, mirëpo tashmë ajo ka bërë daljen e parë që nga ngjarja e bujshme, megjithëse e maskuar.
Cara Delevingne u pa të hënën teksa mbërriti në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris për javën e modës të qytetit.
Ajo kishte vënë një maskë për fytyrën dhe mbante veshur një kostum me kuadrate.
Teksa kalonte nëpër aeroport, ajo mbajti kokën ulur dhe sytë e fiksuar në celularin e saj.