Viktima e një sulmi seksual në Pejë, alpinistja Mrika Nikqi, publikoi një video ku shihet duke u sulmuar seksualisht nga një person në mes të rrugës.
Pamjet tronditën opinionin publik ndërsa personi në fjalë u identifikua: Ai është Flori Beqiraj, ndërsa Nikqi ka treguar se është anëtar i një familjeje të njohur në Pejë.
Mrika Nikqi thotë se ky rast ka bërë që ajo të jetë në gjendje
të rëndë emocionale e të mos mund të deklarohet në tërësi.
“Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Flori Beqiraj është punonjës në një kompani sigurimesh, ndërsa drejtori i kompanisë ka treguar se po pret vendimin e Gjykatës, për të shkëputur marrëdhëniet e punës me Florin.