Kiara Tito u eleminua disa javë më parë nga “Big Brother VIP” pas një nominimi ku si kundërshtare kishte Olta Gixharin.
Megjithatë, pas një vendimi të marrë nga “Vëllai i madh”, Kiara dhe tre ish-banorë të tjerë, Efi, Bledi dhe Ronaldo iu ribashkuan programit.
Mirëpo ndryshe nga çfarë mund të priste, Kiara u përball në debate të forta me mikeshën e saj, Efin.
Dy vajzat janë parë shpesh të debatojnë në shtëpi, duke degraduar deri në ofendime.
Mirëpo ditën e sotme në një diskutim me Jorin, Kiara ka shprehur hapur pendimin e saj për rihyrjen në BBV.
“Se di o Jori, ndonjëherë e di sa pendohem që u rifuta (në BBV). Kisha vetëm këtë frikën se kur rri larg me partnerin, ndodh që ftohen gjerat”, tha ndër të tjera Kiara.