Kejvina Kthella është kthyer sërish aktive në rrjet, pak kohë pasi gjuajti me shpullë Luiz Ejllin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, të cilit i ka kërkuar falje disa herë.
Modelja nuk ngurron të japë mendimin e saj për disa nga banorët aktual të shtëpisë së BBV, përfshirë këtu si Luizin ashtu dhe Kiarën.
Mirëpo për këtë të fundit nuk ka aspak një opinion të mirë.
Pak më parë Kejvina publikoi një foto në Instastory ku u shpreh se është e gatshme të bëjë një tjetër gabim në BBV, vetëm të “sqarohet” pak me Kiarën.
“Vërtetë kam bërë një gabim aty brenda, por mos të ju bëhet habi në qoftë se më shikoni duke bërë një gabim tjetër, duke hyrë brenda në mënyrën time (nga gardhi, nga qielli, nga të më vijë) vetëm sa të takoj pak njërën… S’ka mundësi që po e përjetoj edhe nga jashtë”- shkruan Kejvina Kthella në Instagram.