Pas sherrit me Hysenin ne “Prime”, Alvisa është ulur sërish në karrigen e konkurrentes në “Perputhen” përballë djemve, për të vazhduar njohjen e saj me Bashkimin.
Pjesëmarrja e saj në program ndryshoi kur ish i dashuri, Hyseni u bë pjesë e emisionit. Që atëherë nisën tensionet, që kulmin e patën kur Hyseni publikoi video dhe përgjime të Alvisës dhe i kërkonte të linte emisionin.
Ajo rrëfeu se ka qenë e dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-konkurrenti, kur ata dy ishin në marrëdhënie.
Tashmë, duket se Alvisa është gati për t’u rikthyer, madje thotë se nuk do të gabojë më kurrë.
“Motivimi im ishte i qartë dhe unë kam ardhur për atë çka dua unë të vij, jo për t’i dhënë shpjegime njerëzve të tjerë. Nëse më parë kam pasur ndonjë pengesë, tani nuk më pengon asgjë të jem ajo që jam.”
E pyetur nëse i mungonte Për’puthen ajo tha:
“Po më mungonte studioja dhe disa persona”.
Nga ana tjetër Bashkimi tha diçka gjithashtu:
Bashkimi: Më vjen mirë që u rikthye me atë drejtim që është rikthy. InshAllah është rrugëtim i mbarë për të. Normalisht që më pëlqen që është këtu, por duhet parë me kohë se si rrjedhin gjërat. Jam djeg njëherë shpresoj mos të ndodhi më.
Alvias: Nga ana ime do jetë hera e parë dhe e fundit që digjesh.
Bashkimi: Shpresoj.
Mikela gjithashtu, pavarësisht se nuk e mbështeti në Prime-n e dramës, i uroj suksese dhe e quajti fillim të ri për të.
Kujtojmë se ajo ka kërkuar falje publikisht për mbi reagimin e saj ndaj Alvisës.
Ndërsa Ritvana tha se nuk kishte asnjë koment për të bërë.