Pas sherrit dhe daljes nga BBV, Kiara i thotë dy fjalë për Efin

Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i madh” i dha një avantazh në lojë Qetsorit, i cili u përball me dy zgjedhje: Të dërgonte veten në nominim bashkë me Kiarën, Efin dhe Bledin ose po me të njëjtët banorë, të shkonte në nominim për zgjedhjen e banorit të dytë finalist.

Qetsori zgjodhi opsionin e dytë, ku pas një televotimi të hapur gjatë prime-t, Efi Dhedhes u zgjodh si më e preferuara e publikut, duke shkuar kështu në finale.

Nga ana tjetër, Kiara dhe Bledi u eliminuan nga programi pasi vetëm një prej të rikthyerve mund t’a arrinte finalen.

Kështu, teksa ishte në studio me Arbana Osmanin dhe pjesën tjetër të banorëve të eliminuar, Kiara u pyet pikërisht për Efin nëse e meritonte apo jo finalen.

Ajo tregoi ndër të tjera se është e lumtur që Efi u zgjodh më e preferuara.

Mendoj që Efi ka argumente të forta, ka nerva më shumë se unë, i çon gjërat deri në fund. Ajo ka pasur më shumë kohë t’i shohë gjërat nga jashtë, ka qenë kundër Oltës, kjo i pëlqente fansave të Luizit. Kam pasur shumë gjera për të treguar, por jam stepur. Unë i uroj suksese jam e lumtur që është në finale”, tha Kiara, duke shtuar se nga ai moment do ti lërë të gjitha pas, përfshirë debatet e forta me Efin në BBV.

Megjithatë Kiara nuk doli “duar bosh” nga reality show, pasi ajo mori një propozim martese nga Luizi.

Këngëtari i propozoi gjatë prime-it të djeshëm Kiarës, dhe sigurisht që ajo tha PO.