Krisja e marredhenies mes Dalina Buzit dhe Megi Pojanit disa kohe me pare eshte komentuar shume ne rrjet.
Megi ka qene pjese e serialit “Hostel by Anabel” te Dalines, mirepo papritur marredheniet e tyre profesionale u shkeputen e madje dyshja nuk ndiqeshin me as ne Instagram.
Kjo la te kuptohej se mes tyre kishte nje krisje, gje qe u pranua publikisht edhe ne pjesmarren e Megit ne “Goca & Gra”.
Mirepo, tani qe “Dancing with the stars” do t’a bashkoje serish Megin dhe Dalinen, si do te jete marredhenia mes tyre?
Sic e dime Megi do te jete nje nga konkurrentet pjesmarrese ne program, ndersa Dalina ne rolin e jurise.
Pra, ne nje fare menyre do t’a kete Dalina “ne dore” Megin.
Se fundmi e pyetur ne “Goca dhe Gra” nese pozicioni i saj do te ndikoje per mire ose keq tek komentimi i performances se aktores, producentja tregoi se ajo me mire se kushdo e di qe kjo nuk ka te beje fare.
“Pikerisht se eshte Megi, dhe absolutisht qe qe ne momentin qe eshte Megi mund te mendojne konkurentet e tjere, se Megi ka punuar me mua kemi ndenjur çdo dite qe aty mund te mendohet dhe mund te presin qe une ta favorizoj. Por une e thashe, Megi e para e di qe une nuk ma ndjen fare ne kete pike. Kush te jete shume i mire atje, do te jete shume i mire,”-u shpreh Dalina.