Debati i forte mes opinionistit Arjan Konomi dhe Neda Ballukut u diskutua mjaft ne rrjet. Te shumte ishin reagimet e publikut, duke shprehur hapur mbeshtetjen si per Arjanin ashtu dhe per Neden.
Mirepo, kur te gjithe menduam se i gjithe debati do te mbyllej brenda “Perputhen”, nje deklarate e opinionistit se fundmi e pershkallezoi situaten.
Teksa ishte pjese e nje loje ne “Me Ler te Flas”, i pyetur nga Romeo Veshaj nese do t’a donte largimin e Nedes nga “Perputhen”, pa hezituar aspak, Arjani shprehu deshiren qe ajo te largohet nga emisioni.
“Do doja që të ikte po, se kuptoj pse më zë kohën mua. Kushdo që të ishte”, tha ai.
Pas kesaj deklarate te opinionistit, ka ardhur dhe reagimi i Neda Ballukut.
Teksa ishte e ftuar se fundmi ne emisionin “Wake Up”, Neda e krahasoi raportin e saj me Arjanin me filmin e njohur vizatimor “Tom&Jerry”.
“Kur je femije, ke nje tendence te jesh nje tifoze e Jerryt por kur rritesh kupton qe Tom-i eshte ai qe vuante me shume”, u pergjigj Neda.