Ditën e djeshme, një video nga programi “It’s my home” në Kosovë, një rikrijim i frymëzuar më shumë tek “Kafazi i Artë” se sa tek “Big Brother”, u bë virale në rrjetet sociale, ku shihej një konkurent i tij duke goditur me shapkë një tjetër konkurente pas një ofendimi që kjo e fundit bëri.
Nuk është nevoja të thuhet që reagimi ka qenë masiv, si ndaj programit, ashtu ndaj televizionit që e transmeton, “First Channel”.
Ndërkohë, ka ardhur reagimi i Komisionit të Pavarur të Mediave në Kosovë, që pas dhunës së treguar, ka nisur monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve në këtë emision.
Pas kësaj, ata kanë vendosur që ta ndalojnë transmetimin e këtij reality show në “First Channel”, në televizion.
Lajmin e ka bërë të ditur pronari i televizionit, Valon Maloku, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërkohë që këmbëngul se programi vazhdon në Youtube, deri në një vendim tjetër:
“Sipas vendimit te KPM-se programi Reality show “It’s my home” nderprehet menjehere ne transmetimin televiziv.
It’s my home” vazhdon te transmetohet ne kanalin tone ne youtube 24 ore me 7, deri ne nje vendim tjeter.”