Pas kaq shumë vitesh, “Big Brother” është rikthyer kësaj radhe me personazhe VIP, të cilët do të garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Tanimë kurioziteti është shuar në lidhje me personazhet, shtëpinë, opinionistët, mirëpo jo lidhur me mënyrën sesi do të shkojë bashkëjetesa mes tyre.
Ky edicion vjen në moderimin e Arbana Osmanit, që pa dyshim shkëlqeu në puntatën e parë, të “Big Brother VIP”, që nga look-u e deri tek lirshmëria që e karakterizon në prezantim.
Edhe në këtë spektakël, ashtu si në “Dua të të bëj të lumtur”, ajo bashkëpunon me partnerin e saj në jetë, Eduart Grishaj, që është në regjinë e këtij edicioni.
Duke qenë se është mbështetja e saj më madhe, Arbana nuk i ka kursyer “deklaratat e dashurisë” për “banorin e saj të zemrës”.
Ajo ka postuar në Instagramin e saj, pak pas spektaklit, një foto të Eduartit, dhe krahas fotos shkruan:
“Nuk ka si ti dhe të dua kaq shumë”, duke na emocionuar të gjithëve.
Një ditë para se të niste transmetimin “Big Brother VIP”, as Eduarti nuk i kurseu aspak fjalët e ëmbla për moderatoren.
I ftuar në “Ftesë në 5”, regjisori tha se “këshilla” e vetme që i jepte, ishte që të ishte vetvetja sepse ishte më e mira.
Duket se ata janë një shembull shumë i mirë, për këdo që ka dyshime për ndarjen e ambientit të punës me partnerin, pasi duket se bashkëpunimi shkon shumë mirë mes tyre…