Lajmet që kanë qarkulluar javët e fundit në mediat rozë, ish-konkurenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi i ka konfirmuar përfundimisht sot, teksa ka postuar në InstaStory-n e tij ekon e një bebi.
Kështu, Bearti bën me dije se ai dhe partnerja e tij së shpejti do të bëhen prindër, teksa nuk na ka zbuluar akoma gjininë e fëmijës.
Lajmi ishte raportuar më parë edhe nga “Prive”, por nuk kishim asgjë reagim zyrtar nga Rexhepi deri më sot, ndërsa ai ka zgjedhur që jetën private, që pas daljes nga “Për’puthen”, ta mbajë shumë private, duke mos zbuluar as partneren.