Pas propozimit për martesë, Ermiona Lekbello i drejtohet Kiarës: “Mos beso asnjë”

Mbrëmjen e djeshme Kiara Tito bëri postimin e saj të parë në Instagram pas daljes së dytë nga shtëpia e Big Brother Vip Albania.

Njëjtë si herën e parë, edhe këtë herë postimi i dedikohej marrëdhënies së saj me Luizin.

Moderatorja postoi foton e unazës së propozimit për martesë duke e shoqëruar me një shkrim.

Në mesin e shumë komenteve, ku miq, familjarë e fansa e uruan, nuk ka munguar as Ermiona Lekbello.

Ish-konkurentja e BBV ka uruar Kiarën, duke i dhënë edhe një këshillë nga ana e saj.

“Sa shjegime jep, shiko të jesh e lumtur ti me atë që të do zemra, se këtu një herë duhesh e një herë shahesh. Shiko dashurinë tëndë, raje dhe mos beso asnjë”, ka shkruar Ermiona.

Edhe pse moderatorja nuk i ka kthyer një përgjigje, komenti i Ermionës ka mbledhuar pothuajse 5000 pëlqime duke treguar që edhe persona të tjerë ndajnë të njëjtin mendim me të.