Duket se situata mes Luiz Ejllit dhe Meridian Ramcaj vazhdon të jetë ende e pa sqaruar.
Pak ditë më parë në një intervistë, Luizi u shpreh se Meridianin e njeh shumë pak dhe nuk e ka mik.
Pas kësaj, Meridiani ka reguar vetëm përmes disa Instastory-ve në Instagram, por jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë.
Nuk e dimë nëse dy djemtë janë takuar përballë për të sqaruar këtë sagë apo të gjitha deklaratat mbeten vetëm në “kuadrin e rrjeteve sociale”, mirëpo lidhur me këtë temë, ka folur së fundmi Roza Lati, e cila të dy djemtë i ka takuar personalisht.
Përmes një videoje në Instagram, moderatorja ka ndarë me publikun fragmente nga bisedat që ka bërë me Meridianin gjatë kohës që Luizi ishte ende brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Roza tregon se Meridiani e donte vërtetë Luizin dhe nuk ka pretenduar kurrë të jetë menaxheri i tij për përfitime.