Mbrëmjen e djeshme në “Dance Albania” ndodhi një përballje mes kryetarit të jurisë Ilir Shaqiri dhe Visjan Ukcenajt.
Aktori e quajti Ilirin një klon pasi për dy javë rresht ai i kishte thënë të njëjtat fjalë përsa i përket performancave të tij.
Debati vazhdoi për disa minuta duke hedhur kunja ndaj njëri tjetrit, ndërsa ditën e sotme Visjani ka bërë një tjetër reagim duke mos e mbyllur me aq situatën me Ilirin.
“Sa keq më vjen që kryetari i jurisë nuk e kuptoi që fjala klon nuk është ofendim, është diçka shkencore, që është bërë, shkenca e ka arritur. Klon do të thotë që ekzistojnë dy individë si ti, me të njëjtin ADN, pra biologjikisht, fizikisht je i njëjti. Por, je dy, janë dy si ti, ky është kloni. E thashë duke marrë spunto nga dy javët e kaluara, ku javën e parë më dha të njëjtat pikë dhe më tha të njëjtën gjë, javën e dytë që kisha një kërcim shumë më të bukur, me padjeshka super të vështira më dha të njëjtat pikë dhe më tha të njëjtën batutë. Kjo gjë, automatikisht më bën të mendoj se po luajmë me dy standarde dhe po e bën qëllimisht dhe nuk dua ta besoj që ky është Iliri i vërtetë, se ai është super artist”,- tha Visjani.