Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e këtij viti me këngën “Duje”.
Me performancën e tyre, ata kanë elektrizuar skenën madhështore të festivalit europian të këngës, duke u pëlqyer tepër nga publiku, por pavarësisht kësaj vendi ynë u rendit në vendin e 22.
Së fundmi, Albina ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram duke falenderuar publikun shqiptar për mbështetjen që i dha teksa ata ishin nën ethet e emocioneve.
“Mbështetja e popullit tim dhe të tjereve na bëri fitues ne misionin dhe qëllimet tona të prezantimit në Eurovision.
Pjesëmarrja jonë në Eurovision dhe kjo eksperiencë e familjes time është dhe do të mbetet ëndërr e realizuar në mënyrën me të mirë falë jush!
Ne jemi të lumtur dhe krenarë që arritëm ta përfaqësojmë Shqiperinë me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirtërore!
Unë, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kësaj vepre dhe stafi jonë që punuam aq shumë pa kursyer asgjë nga vetja jonë u shpërblye me mbështetjen e juaj, fillimisht duke na votuar që të shkojmë në finale dhe në fund i treguam botës që jemi shumë, jemi Shqiptare dhe nuk ka qmim as privilegj që na shmang nga kultura jonë.
Fjalët janë të pakta të ju falenderojmë dhe është e vështirë të gjej fjalët e duhura ta përshkruaj gjithë dashurinë që kemi mar këto ditë nga ju! Me ne dhe me Ju, Europa, Australia dhe Amerika kënduan shqip!
Duajeni dhe respektoni njëri-tjetrin, kjo është kultura jonë.
Ju përulemi dhe ju falenderojmë për çdo gjë!”, shkruan Albina krahas fotos me familjen e saj.